×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhë Enis Rama: Mos u prishni me vëllezër për zgjedhje

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 13:24

    Atmosfera e zgjedhjeve ka përfshirë edhe “xhematin” edhe xhamiave në Kosovë.
    Tema e zgjedhjeve nacionale ishte sot edhe në “hytben” e xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.


    Imami i xhamisë së madhe në Mitrovicë, Enis Rama, ka folur për ditën e zgjedhjeve dhe atmosferën e tensionuar që po mbretëron në vendin tonë.

    Hoxha ka bërë thirrje për respektim të njeri tjetrit dhe votim me përgjegjësi.

    “Mos i prishni raportet vllazërore për zgjedhje”, ka thënë hoxha Enis Rama në hytbe.

    Në Kosovë politikanët po vazhdojnë tubimet në ditën e fundit përmbyllëse të fushatës zgjedhore, fushatë kjo që u shoqërua me shumë akuza e tensione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!