×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtim mbi fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 20:41

    Antigjipsizmi është formë specifike e racizmit që përdoret për të përshkruar qëndrime, sjellje dhe struktura të cilat shprehen në mes tjerash edhe me dhunë, gjuhë të urrejtjes, eksploatim, stigmatizim dhe formë të diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

    Mungesa e njohurive mbi historinë e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe kulturës së tyre është një ndër faktorët kryesorë të antigipsizmit në Kosovë sot.

    Duke marrë parasysh se romët, ashkalinjët dhe egjiptianët historikisht janë ballafaquar me diskriminim në të gjitha sferat e jetës, kjo ka kaluar në normalitet nga të gjitha palët duke kontribuar në stigmatizimin dhe përjashtimin e tyre shoqëror.

    Prandaj, organizatat e shoqërisë civile “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, “Terre des Hommes” dhe ‘’HEKS EPER’’ në bashkëpunim me ‘’Zyrën për Qeverisje të Mirë’’ dhe me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë ‘’Think International’’ dhe atyre vendor ‘’UBO Consulting’’, kanë filluar hulumtimin gjithëpërfshirës kombëtarë në lidhje me fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë në mënyrë që të shpjegojnë sesi antigjipsizmi është i rrënjosur te qytetarët e vendit tonë dhe si manifestohet ky fenomen në shoqëri.

    Ky hulumtim do të shërbejë si një mjet avokimi për të përmirësuar politikat dhe casjen e institucioneve në njohjen dhe luftimin e antigjipsizmit.

    Hulumtimi do të realizohet përmes formave të ndryshime duke përfshirë intervista dhe fokus grupe me të gjithë qytetarët e Kosovës, institucione publike dhe private me qëllim që të dokumentoj prezencën e antigjipsizmit në vendin tonë si dhe ndikimin e tij në jetën e pjesetarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

    Prandaj lusim të gjithë qytetarët t’i përgjigjen pyetjeve me sinqeritet në mënyrë që përgjigjet e juaja të mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës aktuale, luftimin e antigjipsizimit, por edhe për ndryshimin e politikave në vendin tonë për të ofruar një jetë më të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

    Më shumë detaje rreth këtij hulumtimi mund t’i mësoni në videon e mëposhtme.

     

    *Ky artikull është shkruar nga OJQ ”Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!