×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Hulumtimi i Gazetës Reporteri, Inspekcioni fillon rrënimin e objektit ‘të përkohshëm’ në lagjen Arbëria

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 10:55

    Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka nisur rrënimin e objektit gjoja të përkohshëm në lagjen Arbëria në kryeqytet. Kjo vjen pas hulumtimit të publikuar nga Gazeta Online Reporteri.net javë më parë.

    Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit, Florian Dushi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vazhdimisht do ta bëjnë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim.

    Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

    Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, shkroi ai.

     

    Kujtojmë se më 10 maj, nga Komuna e Prishtinës njoftuan se pas interesimit dhe hulumtimit të Gazetës Online Reporteri.net, është marrë vendim që të ndalohen punimet ndërtimore në objektin në fjalë.

    Kjo pasi objekti i cili ishte pajisur me leje për ndërtim të përkohshëm, po ndërtohej me beton dhe armaturë, në mospërputhje me projektin e miratuar sa i përket llojeve të materialeve të përdorura.

    Hulumtimi i Gazetës Reporteri: Komuna ndalon punimet e ‘objektit të përkohshëm’ në Arbëri, u gjet mospërputhje me projektin e miratuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!