×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Hulumtimi i Reporterit bëhet shkak, Prokuroria fillon hetim për konkursin ku bashkëpunëtori i Luan Dalipit u emërua zv/drejtor në AKP

    Reporteri
    26 Shtator 2024 | 15:30

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet për procesin e përzgjedhjes së Burim Lecit në pozitën e zëvendësdrejtorit ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Privatizimit gjë për të cilën Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar në muajin maj të këtij viti, para se “dosti” i Luan Dalipit të merrte këtë rol pranë këtij institucioni.

    Javën e kaluar, më 18 shtator, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar një dokument të dërguar nga Prokuroria Speciale.

    Nën dyshimet për kurdisje të konkursit dhe konflikt të interesit, ku në pozitën e dytë të këtij institucioni ishte emëruar Burim Leci, person i afërt me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale i ka kërkuar AKP-së që në një afat të shkurtër kohor t’i dërgohen të dhëna për konkursin në fjalë.

    Bazuar në kërkesën për sigurimin e informatave të nevojshme, PPN.nr. 108/2024 të datës 13.09.2024, të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikes së Kosovës, kërkojmë nga ju që të na i siguroni këto te dhëna ne kopje: Dosjen e kompletuar te konkursit, te dates 19.01.2024 për Zevendes drejtor- Operative ne AKP dhe Vendimin mbi caktimin e Burim Lecit ne poziten e te Zv. drejtorit ekzekutiv- operativ në AKP. Të dhënat e kërkuara të na jepen në një afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në dokumentin e publikuar sot nga Nacionale.

    Burim Leci në maj të këtij viti ishte përzgjedhur në pozitën e numrit dy në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

    Në njoftimin e 27 marsit 2024 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Burim Leci dhe Ibrahim Gjylderen kishin dalë kandidatë fitues, për t’u vendosur më pas nga Bordi i këtij institucioni se kush do të zotëronte pozitën në fjalë, e që rezultoi me Burim Lecin, bashkëshpunëtorin e Luan Dalipit, i cili sipas njoftimit të AKP-së kishte marrë 81.82 pikë, ani pse në listën e ngushtë ai u radhit i treti nga shtatë të përzgjedhurit.

     

    @reporterimedia 🚨Dyshime për kurdisje të konkursit, bashkëpunëtori i Luan Dalipit ia mësynë numrit dy në AKP #qeveriakurti #vv #lajme #albinkurti #politika #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #perty #lajmeshqip #prishtina #kosova #kosovatiktok #tiktokkosova #reporteri #viral #fyp #opozita #pdk #ldk #lvv #psd #aak #kosova🇽🇰 ♬ original sound – Reporteri.net

    Ani pse, në listën e ngushtë të selektuar me 1 mars 2024, Leci renditej i treti nga shtatë kandidatë sa u përzgjidhen për më tutje nga konkursi. Para tij ishin dy kandidatë: Agron Berisha dhe Avni Ramadani, të cilët ranë nga konkursi në fazën tjetër.

    Gazeta Online Reporteri.net atë periudhë kur dhe pati raportuar për “kurdisjen”, kishte provuar të marrë një deklaratë nga Qeveria e Kosovës, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

    Burim Leci del se ka qenë një bashkëpunëtor i afërm i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, një nga themeluesit në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë. Ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Zhvillimin e Qeverisjes në MDA, në të njëjtën kur biznesi drejtohej nga vetë Dalipi, para se ky i fundit, në shkurt të 2020-ës ta braktiste kompaninë e themeluar nga vetë ai për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

    Burim Leci në kohën kur kishte aplikuar për këtë pozitë në AKP, figuronte drejtor menaxhues i “IP-KOS SH.P.K.”, kompania që ka në pronësi pompat e derivateve “IP Petrol”, e që kanë në shfrytëzim një numër të pompave të derivateve që i menaxhon AKP-ja, në të cilën ka marrë pozitë të lartë ekzekutive.

    Pikërisht për këtë, Anti-korrupsioni në maj të këtij viti kishte paralajmëruar se emërimi i Lecit zëvendësdrejtor në mund të paraqes konflikt të interesit. /Reporteri.net/

    Anti-korrupsioni paralajmëron AKP-në – zgjedhja e Burim Lecit zëvendësdrejtor mund të paraqes konflikt të interesit

    AKP mohon se kurdisën konkursin për pozitën e zëvendësdrejtorit të ri: Testimin e kreu MPB-ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!