Hulumtimi për vaksinat: Policia shkon në zyret e Insajderit, merret në pyetje Parim Olluri

Pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për nisje të hetimeve ndaj Gazetës Insajderi, Policia e Kosovës kanë trokitur në zyrën e këtij mediumi.


Dy zyrtarë policor në mëngjesin e sotëm kane qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave.

Drejtori i mediumi, Parim Olluri është ftuar që të intervistohet në polici për rastin në fjalë.

Gazeta Insajderi ka publikuar dje një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Pas hulumtimit ministri Vitia doli me një konferencë për media duke e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin e Insjaderi, duke mos dhënë asnjë kundëargument e duke u arsyetuar se të njëjta janë konfidenciale.