×
  • Lajme
  • Lajme

    Humanisti Lazim Destani nderohet nga komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 20:10

    Biznismeni dhe filantropi Lazim Destan ka vizituar komunën e Mitrovicës dhe të Skenderajt për të parë nga afër rimekëmbjen e pasojave të vërshimeve që ndodhën javë më parë në këto dy komuna.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë këtij takim ka falënderuar Destanin për kontributin e tij të dhënë gjatë vërshimeve në Mitrovicë.

    Nga ana tjetër, Lazim Destani ka falënderuar kryetarin Hamza për pritjen e tij, duke treguar gatishmëri të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta.

    Në fund të takimit, në shenjë falënderimi për kontributin e tij, kryetari Hamza, ndau edhe një mirënjohje për Lazim Destanin.

    Një mirënjohje të tillë për Destanin ka ndarë edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka falenderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Drenicës në në momentet e vështira pas vërshimeve të 19 janarit, duke çelë zemrën dhe ofruar ndihmën e nevojshme për familjet e goditura nga fatkeqësia natyrore!

    Biznesmeni shqiptar ka vizituar po ashtu kompleksin memorial ‘Adem Jashari” në Prekaz, ku ka vendosur lule pranë varrëve të familjës Jashari.

    Lazim Destani kishte aktivizuar një skuadër pune nga kompania e tij Ecolog për të ndërmarrë aksion në mbështetje të popullatës me ndihma në ushqime, artikuj higjienik dhe batanie për familjet e zonave të përmbytura. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!