×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbja e jetëve të tre familjarëve nga Kosova: Ish-ministri tregon se si mund t’i dalloni kërpudhat helmuese

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:03

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja dyshohet të kenë vdekur pas helmimit me ushqim, teksa ishin me pushime në Shqipëri.


    Nisur nga ngjarja e rëndë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka treguar si të dallojmë kërpudhat helmuese nga ato johelmuese.

    Në një postim në Facebook, Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë, e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja. Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!