×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja e kryeministrit Kurti, e ngatërroi komandantin e Policisë me policin që e kishte arrestuar

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 20:59

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar foto të takimit me oficerin e Policisë, Besart Ahmetin, për të cilin ka thënë se 16 vite më parë e kishte arrestuar në një protestë të Vetëvendosjes.


    Takimi i Kurtit me Ahmetin ndodhi pas takimit të kryeministrit me menaxhmentin e Policisë.

    “Në zyrën time prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ri-takova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti.

    Mirëpo, burime të KALLXO.com thonë se në fotografinë e 16 viteve më parë asnjëri nga zyrtarët policorë nuk është Besart Ahmeti.Në fotografi janë zyrtarët policorë Fatmir Balaj dhe Fatlum Shaqiri. Ky i fundit ngjan shumë me kapitenin Besart Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!