Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e mbeturinave.
Sipas kësaj Rregulloreje, nga 1 janari, KRM Pastrimi do të jetë përgjegjës për inkasimin e faturave për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës, që deri tash është bërë nga vetë komuna, shkruan Reporteri.net.
Reçica ka bërë me dije se pagesat mund të bëhen direkt tek inkasantët apo në zyret/ arkat zyrtare të KRM “Pastrimi” Sh.A.
“Jemi gjithashtu duke punuar për të sjellë zgjidhje digjitale për pagesa online, të cilat do të lansohen shumë shpejt, duke ju mundësuar t’i kryeni pagesat lehtë dhe shpejt nga komoditeti i shtëpisë tuaj”, ka shkruar Reçica, teksa ka renditur edhe lokacionet e portoarkave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.