Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të fillojnë procedurat për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shkruar se një kërkesë e tillë vije pas mospërmbushjes së detyrave dhe obligimeve nga Kuvendi Komunal, derisa i ka vënë theks të veçantë mosvotimit të buxhetit sipas afateve ligjore, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.“, thuhet në postimin e plotë të Hysenit.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.