×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Hysenit s’po i pëlqen puna e Abdixhikut dhe të tjerëve në krye të LDK-së: Po bëjnë rehabilitimin e Kurtit

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 22:36
    Foto: Kushtrim Tërnava

    Skënder Hysenit deri më tani nuk i ka pëlqyer puna e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.


    Zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se është herët për të vlerësuar pozitën e Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së.

    “Më duhet të them publikisht se në shumicën e rasteve deri më tani nuk pajtohem me vendimet e Lumir Abdixhikut”, deklaroi Hyseni në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

    Ai thotë se nuk i kanë pëlqyer shumë zyrtarë të lartë në LDK që sipas tij po bëjnë rehabilitimin e Albin Kurtit.

    “Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se Vetëvendosje”, tha ai.

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

    Sipas tij deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!