×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Hysni Gucati në Kosovë për të vizituar nënën e tij

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 16:54

    Ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë.

    Pamje gjatë kësaj vizite ka publikuar gazetari Venhar Isufi, ndërsa ka bërë të ditur se tanimë vizita ka përfunduar.

    Arsyeja e kësaj vizite thuhet të jetë për shkak gjendjes shëndetëssore të nënës së tij.

    Ndryshe në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur që të ulë dënimin e ish luftërarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt me 3 muaj. Ata do të qëndrojnë në burg 4 vite dhe 3 muaj dhe jo 4 vite e 6 muaj siç ishin dënuar më parë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!