Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:20 në Shtërpcë, një person me inicialet D.S i moshës 46 vjeçare, ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsye, duke penguar në kryerje të detyrës dhe ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.
Sipas policisë, të njëjtin e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor.
“I njëjti pasi është testuar me alkool test ka rezultuar se ishte i dehur me 2.51 promila. Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, është thënë për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.