Profesori universitar, Flamur Maloku, i cili muaj më parë ishte dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas një deklarate të aktivistit të kësaj partie, Alban Krasniqi i cili i kishte quajtur injorantë qytetarët që kishin dalur për ta pritur Thaçin në Morinë.
Maloku ka thënë se Krasniqi nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj, derisa ia ka kujtuar atij se jo të gjithë qytetarët mendojnë me logjikën që mendon ai, shkruan Reporteri.
“Alban Krasniqi, ti nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj. Për pak pushtet ti e dëshiron shembjen e fundamentit të historisë sonë të re. Ti pushtetin e do para kombit. Por, njerëzit nuk mendojnë me logjikën tënde – e presin Thaçin, edhe pse nuk pajtohen me Thaçin sepse e pritën UÇK-në. Po ti, çfarë pret? Pak budallak e shumë lajme për ty!”, ka shkruar Maloku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.