×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    I fishkëlloi kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ndalohet për 48 orë politikani serb i Kosovës

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 19:14

    Politikani serb i partisë Demokracia serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – ngacmim.

    Ai në vazhdimësi e ka ngacmuar kryetarin Erden Atiq duke i fishkëlluar.

    Lajmi për Reporteri.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

    “Në bazë të urdhrit të prokurorit, Aleksandar Arsenijeviqin wshtw marrë në pyetje për ngacmim dhe me urdhër të prokurorit e kemi dërguar në paraburgim prej 48 orësh”, ka deklaruar Elshani.

    Kjo nuk është hera e parë që Aresnijeviq ndalohet nga Policia për veprën e njëjte. Ai edhe më parë është dërguar në mbajtje por ishte liruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!