×
  • Lajme
  • Lajme

    I jepet lamtumira e fundit Skënder Hajdarit, koloneli 48-vjeçar që vdiq tragjikisht

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 19:17

    Me pjesëmarrjen e familjarëve dhe kolegëve, i është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit të lartë të FSK-së, Skënder Hajdarit.


    Me ceremoni ushtarake dhe nën përcjelljen e ushtarëve të FSK, i ndjeri Hajdari është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

    I ndjeri ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në rajonin e Shalës së Bajgorës.

    Në fshatin Zijaçë, Hajdari dje u gjet i plagosur rreth orës 11:20, ndërsa me urgjencë ishte dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

    Edhe Komuna e Mitrovicës, sot gjatë ditës ka organizuar homazhe në Qendrën e Kulturës.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!