Policia e Kosovës po vazhdon të jetë efikase në rastet me aksidente të rënda.
Së fundi një person ishte në gjendje të rëndë nga aksidenti në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku polici i Kosovës ia ka shpëtuar jetën atij, shkruan Reporteri.net
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare për media.
“Polici shpëton jetën e personit të lënduar në aksident trafiku
Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, thuhet në komunikatë.