×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri në Istog shkrep me armë aksidentalisht në drejtim të shokut të tij të mitur

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 8:51

    Në Istog dy personave të mitur u ka rënë në duar një armë me tre fishekë. Nga pakujdesia si dhe aksidentalisht sipas policisë së Kosovës njëri nga të miturit shkrepë me armë në drejtim të shokut të tij.


    Viktima, i mituri pra, ka pësuar lëndime trupore ku ka marrë edhe trajtim mjekësore.

    Tutje, policia njofton se të dy personat e dyshuar, janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

    Për gjithë këtë rast se si arma ka rënë në duar të këtyre dy të miturve, hetime kanë nisur autoritetet e hetuesisë kosovare.

    “Fsh. Kaliqan, Istog 19.09.2020 – 16:45. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!