Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje, që është kryer nga një i mitur, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të policisë, janë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.