Kryeministri Albin Kurti sot ishte në Komunën e Suharekës ku atje një i moshuar kishte një lutje për kreun e qeverisë.
I moshuari e uroi Kurtin për postin e kryeministrit, ndërsa kërkoi nga aiqë të punojnë e mos ta zhgënjejnë popullin.
I moshuari i tha Kurtit se shpresat i kanë tek ai.
“Qe 20 vjet nuk ka drejtësi, ju lutem drejtësi me pru. 450 mijë votues keni pasur për me pru në këtë vend drejtësi, për me nda të mirën dhe të keqen, me nda papunëtorin prej punëtorit. Ju lutem mos na zhgënjeni, ardhja juaj sot na ka nderu shumë… Tatimet e mija po shkojn te individët dhe grupacionet. Kontributi jem du me shku në shëndetësi, arsim, polici, ushtri. Shpresat tona janë tek ju, premtimet i ke dhanë, ia ke nis mirë. Kryeministër, ju lutem, shpresat i kemi te ju, mos na zhgënjeni, puno, ndiqeni krimin, lufto kurrupsionin.”, i tha i moshuari.