Infektologu Valbon Krasniqi, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët. Ai tha se Kosova ka shënuar rekord të të shëruarve nga pandemia Covid-19.
Ai theksoi se për tre ditë janë shëruar 83 persona.
“Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë. Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar. Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë”, ka shkarkuar ai.
“Pandemia do të kalojë, Virusi do të shkon nga këtu. Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu. Mos i gjykoni të sëmurët. Mos i fajësoni. Mos i stigmatizoni. Ata nuk janë fajtorë. As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë; Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundimisht këtë aftësi virusit. Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe: “Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj, Kujdesu për higjienën personale. Mbaj distancën sociale”, shkruan tutje.
Infektologu Krasniqi, muajt e fundit është tejet aktiv në shumë emisione televizive e paraqitje të tjera publike, teksa flet për Coronavirusin dhe gjendjen e pacientëve.
Gazeta Online “Reporteri.net” dje ka raportuar me burime se LDK-ja është tejet e interesuar ta propozojë Krasniqin për ministër të Shëndetësisë, në Qeverinë Hoti. /Reporteri.net/.