×
  • Lajme
  • Lajme / Të shtënat

    I plagosuri me armë zjarri sot në Prishtinë në gjendje stabile, po trajtohet në QKUK

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 13:40

    Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person është plagosur.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurit.

    Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile.

    “Pacienti është në Klinikën e Emergjencës duke u trajtuar, gjendja stabile është, ende është duke u observuar në Klinikën e Emergjencës, janë kryer ekzaminimet e duhura pritet të intervenohet në sallën operative nga ekipet kujdestare të anestezionit dhe ortopedisë, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit.

    “Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    “Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Reporteri.net/

    Të shtëna me armë zjarri në “Kodrën e Trimave”, plagoset një person

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!