×
  • Lajme
  • Lajme

    I prekuri me coronavirus nga Shtimja, punonjës në Klinikën Infektive në QKUK

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 23:45

    Sot në komunën e Shtimes ka rezultuar një person pozitiv me coronavirus.


    Sipas njoftimit të Komunës së Shtimes, i prekuri është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive.

    Ndryshe, në Shtime deri më tani janë 19 persona të infektuar me Covid-19.

    Njoftimi:

    NJË RAST I RI ME COVID – 19

    Shtime, 28 prill 2020 – Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sontë në komunën e Shtimes, përkatësisht në fshatin Mollopolc është shënuar një rast i ri me COVID – 19.

    Personi i prekur është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në komunën tonë arrin në 19.

    Punëtorit të prekur nga COVID – 19 i urojmë shërim të shpejtë dhe se do të jemi pranë tij dhe të gjithë të prekurve në komunën e Shtimes.

    Shtabi Emergjent me kujdes është duke përcjellur situatën dhe me këtë rast apelojmë edhe tutje për kujdes të shtuar, t’i zbatojmë masat e institucioneve lokale dhe qëndrore për mbrojtje nga COVID – 19.

    Shtabi Emergjent

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!