Edhe sot ka nisur të bie borë në kryeqytet. Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në pjesën e dytë parashihen reshje të shiut dhe borës.
Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare dhe të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.
Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull.
Kujtojmë se eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj disa herë kishte paralajmëruar se do të kemi dimër dhe reshje të borës, mirëpo siç duket ato erdhën me pak vonesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.