Në orët e pasdites së sotme personi i shumëkërkuar, Kastriot Shala është dërguar në burgun e Sigurisë së Lartë.
Bashkë me Shalën, në vuajtje janë dërguar edhe Kastriot Shala, Arbnora Bunjaku, Etnik Mustafa dhe Rinor Demi.
Baki Kelani zëdhënës i policisë e ka konfirmuar për Reporteri.net arrestimin e Shalës, dhe ka treguar se kur është arrestuar dhe si.
“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor”, ka thënë Kelani për Reporterin.
Ai më tej ka treguar se i dyshuari gjendej me një veturë të tipit Golf 7, kur është ndalur dhe arrestuar më pas nga policia.
“Vlen te potencohet se i dyshuari ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë”, tregon Kelani.
Kujtojmë se Kastriot Shala së bashku me Ridvan Ademin e Leutrim Latfin dyshohen të jenë akterët kryesorë në një numër të madh të grabitjeve që ndodhën në territorin e Kosovës.
Policia kishte ofruar shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ndihmojnë në gjetjen e tre të dyshuarve për grabitje, në mesin e të cilëve ishte edhe Shala.
Edhe pse ishin në arrati, Shala bashkë me Leutrim Latifin përmes Facebookut kishin bërë shaka me kërkesën për arrestimin e tyre. Madje kishin pasur edhe video-live nga Spanja, siç thoshin ata. /Reporteri.net/.