×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: Si u arrestua i shumëkërkuari Kastriot Shala dhe çfarë ju gjet në veturë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 17:11

    Një aksion i Policisë së Kosovës ka vënë në pranga sot të shumërkërkuarin Kastriot Shala. Ai është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë në dalje të Prishtinës.


    Baki Kelani zëdhënës i policisë ka konfirmuar për Reporteri.net arrestimin e Shalës, ndërsa ka treguar se kur është arrestuar dhe si.

    “Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor”, ka thënë Kelani.

    Ai më tej ka treguar se i dyshuari gjendej me një veturë të tipit Golf 7, kur është ndalur dhe arrestuar më pas nga policia.

    “Vlen te potencohet se i dyshuari ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë”, tregon Kelani.

    Zëdhënësi i policisë thotë se së bashku me Shalën janë shoqëruar në polici edhe dy persona tjerë.

    “Së bashku me të dyshuarin kanë qenë edhe dy persona, një femër dhe një mashkull të cilët po ashtu janë shoqëruar në stacion policor. Të gjitha njësitet policore janë angazhuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore”, ka deklaruar Kelani.

    Kujtojmë se Kastriot Shala së bashku me Ridvan Ademin e Leutrim Latfin  dyshohen të jenë akterët kryesorë në një numër të madh të grabitjeve që ndodhën në territorin e Kosovës.

    Policia kishte ofruar shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ndihmojnë në gjetjen e tre të dyshuarve për grabitje, në mesin e të cilëve ishte edhe Shala.

    Edhe pse ishin në arrati, Shala bashkë me Leutrim Latifin përmes Facebookut kishin bërë shaka me kërkesën për arrestimin e tyre. Madje kishin pasur edhe video-live nga Spanja, siç thoshin ata./Reporteri.net/.

    Policia e Kosovës arreston hajnin e shumëkërkuar, Kastriot Shala

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!