×
  • Lajme
  • Lajme

    I vie fundi rënies së numrit të nxënësve në Preshevë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 21:25

    Edhe pse viteve të fundit Lugina e Preshevës u përball me një ikje të madhe të popullatës shqiptare e që më së miri shihej përmes zvogëlimit të numrit të nxënësve nëpër shkolla, nëse shohim numrat e fëmijëve parashkollorë, zvogëlimit të numrit të nxënësve shihet se po i vije fundi.


    Sipas shënimeve deri tek të cilat ka arritur PreshevaPRESS, që nga viti akademik 2017/18 e deri më tani shihet se numrat janë të qëndrueshëm dhe nuk ka rënie të madhe, madje në vitin akademik 2018/19 numri i fëmijëve në entin parashkollorë është rritur për 10.

    Nëse shohim shënimet sipas regjistrimit në klasën e parë, shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” prin me rritjen e numrit të nxënësve të cilët ulen për herë të parë në bankat shkollore. Kjo pasi që në vitin akademik 2018/19 në shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” janë regjistruar 165 nxënës, derisa sipas regjistrave të fëmijëve në programin parashkollorë, për vitin akademik 2019/20 priten të regjistrohen 177 nxënës.

    Procesi i regjistrimit i nxënësve për klasën e parë ka filluar dy javë më herët, deri në afatin e fundit mbetet të shihet se a do të regjistrohen të gjithë fëmijët nëpër shkollat shqipe në Preshevë, apo disa pre tyre do të vazhdojnë në ndonjë vend tjetër për shkak të migrimit. /PreshevaPRESS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!