×
  • Lajme
  • Lajme

    I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 8:08

    Xhamia e fshatit Vërboc të komunës së Drenasit është djegur dhe demoluar gjatë ditës së shtunë nga persona ende të panjohur.


    Kjo u bë e ditur nga Komuna e Drenasit, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook.

    Por përveç kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe deputetes së PDK-së nga kjo komunë, Ganimete Musliu, asnjë personalitet politik dhe as ndonjë institucion shtetëror nuk ka reaguar.

    Madje as Bashkësia Islame e Kosovës.

    “Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Lladrovci ka ftuar organet e rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!