Një shtetas kosovar është vrarë në Siri. Sipas burimeve të Reporteri.net, fjala është për Ron Eminin 23 vjeçar nga Prishtina.
23 vjeçari në vitin 2016-të kishte marrë rrugën për Siri.
Ai para se të shkonte atje kishte jetuar në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës me dy prindërit e tij.
Burimet e Reporteri.net bëjnë të ditur se Roni ishte djal hastreti.
Reporteri.net ka provuar që konfirmojë lajmin nga Policia e Kosovës por zyrtarët për informim nuk e kanë hapur telefonin.
Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi për kthimin e 110 shtetasve në Kosovë nga Siria.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar ditë më parë se edhe 60 shtetas të tjerë kosovarë gjenden në Siri./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.