×
  • Lajme
  • Lajme

    I vrari në Siri: Ishte 23 vjeçar dhe hasret, familja i jeton në Prishtinë

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 20:37

    Një shtetas kosovar është vrarë në Siri. Sipas burimeve të Reporteri.net, fjala është për Ron Eminin 23 vjeçar nga Prishtina.


    23 vjeçari në vitin 2016-të kishte marrë rrugën për Siri.

    Ai para se të shkonte atje kishte jetuar në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës me dy prindërit e tij.

    Burimet e Reporteri.net bëjnë të ditur se Roni ishte djal hastreti.

    Reporteri.net ka provuar që konfirmojë lajmin nga Policia e Kosovës por zyrtarët për informim nuk e kanë hapur telefonin.

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi për kthimin e 110 shtetasve në Kosovë nga Siria.

    Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar ditë më parë se edhe 60 shtetas të tjerë kosovarë gjenden në Siri./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!