×
  • Lajme
  • Lajme

    I vrari në Skënderaj, ishte veteran i UÇK-së dhe punonte si taksist

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 14:12

    Skënderaj u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, pasi një person ishte gjetur i djegur në veturë. Më pas u mësua se bëhet fjalë për 48 vjeçarin Ilir Zeqiri.


    Ka qenë vetë ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili ka bërë të ditur identitetin e tij, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, Lushtaku ka treguar se viktima ka qenë veteran i luftës së UÇK-së, si dhe ishte vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri.

    “Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt. Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes”, ka shkruar Lushtaku.

    Ndërkohë, Reporteri mëson se viktima prej vitesh punonte si taksist në Skënderaj, me të cilën punë edhe siguronte bukën e gojës.

    Ndryshe, motivet e vrasjes së 48 vjeçarit nuk janë zbuluar akoma, mirëpo nga Policia ishte konfirmuar se pranë veturës së tij janë gjetur 5 gëzhoja të plumbave të kallashnikovit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!