Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune të shpejtë hetimore dhe veprimeve operacionale ka lokalizuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar E.B. dhe A.A.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran, në Viti i kanë vënë zjarrin një objekti, i cili është pronë e një personit tjetër (ankuesit).
Tutje në njoftim thuhet se të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ’Zjarrvënje’“, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.