Prindon Sadriu i ka kërkuar shtetit të Kosovës plot 396 euro pasi u infektua me Covid-19.
Në dokumentet e publikuara, kërkesa e tij për rimbursim është bërë me datë 22 dhjetor 2020.
Por, sa ka ai pasuri të deklaruar në AKK?
Prindoni ka në emër të tij dy shtëpi, një garazhë dhe një banesë, derisa Vjosa në emër të saj ka një banesë, një garazhë dhe një parcelë toke.
Vlera e pasurisë totale të familjes presidenciale e deklaruar nga znj. Vjosa Osmani Sadriu është 448 mijë e 500 euro.
Prej kësaj shume, dy shtëpitë e Prindonit me banesën dhe garazhën vlejnë 371 mijë euro.
Si para të gatshme, Prindoni ka rreth 6500 euro.
Ndërsa sa i përket pagës së tij, ai merr 36 mijë e 240 euro nga buxheti i Kosovës. Në anën tjetër, presidentja i merr 33 mijë e 149.
Po ashtu, Sadriu i merr edhe 8500 euro nga ana e qirasë nga patundshmëria në Adelaide të Australisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.