×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia kërkoi shtetit 396 euro për shpenzime, si i humbi një faturë e 40 eurove Zotëriut të Parë?

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 19:09

    Prindon Sadriu ka kërkuar nga shteti i Kosovës kompensimin e afro 400 euro (396 euro e 80 cent) për trajtimin që kishte bërë pas prekjes nga Covid-19.

    Përveç kësaj, Zotëriu i Parë në kërkesën e tij dërguar shteti të Kosovës kishte njoftuar asokohe Sekretarin e Përgjithshëm edhe për mungesën e një fature në vlerë prej 40 eurosh, të cilën i thoshte se nuk po mund ta gjente, porse ia kishte bashkuar kuponin fiskal.

    “…Ju njoftoj gjithashtu se nuk kam mundur të gjej faturën në shumën Euro 40.00, por kam bashkangjitur vetëm kuponin fiskal të cilin si duket e kam ruajtur gabimisht në vend të faturës. Nëse kuponi fiskal nuk mjafton, atëherë me konsideratë kërkoj që ajo faturë të zbritet nga totali”, thuhet në kërkesën e Sadriut.

    Por, sipas Sadriu ai ka kursyer buxhetin e shtetit, pasi thotë se përveç rreth 400 eurove ai ka shpenzuar edhe 800 euro tjera për analiza she incizime tjera.

    “Gjithashtu, vetëm sa për informim ju njoftoj se në këtë kërkesë nuk kam kërkuar rimbursim të mjeteve për rreth katër palë analiza të përgjithshme laboratorike të bëra në laboratore privat në koston e përafërt rreth Euro 350.00 dhe dy incizime të mushkreive në CT gjithashtu në laboratore privat me kosto të përafërt rreth Euro 450.00”, thotë në fund të kërkesës së tij, Prindon Sadriu.

    Ndërkohë Sadriu, ka kohë që me mision diplomatik është në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Nga maji i vitit 2021, ai është edhe në krye të këtij misioni diplomatik. Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19. Sadriut, ndonëse sipas faturave të dorëzuara shihet se shpenzimet i kishte bërë në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kundërligjshëm ia kishte aprovuar edhe kërkesën për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19.

    Në muajin nëntor të vitit 2020, Vjosa Osmani, asokohe Ushtruese e Detyrës së Presidentit, kishte konfirmuar se ishte infektuar me Covid-19, pas kontaktit me disa familjarë të saj. Në mesin e këtyre familjarëve, si duket ishte edhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

    Megjithatë, shpenzimet për trajtimin e virusit Covid-19, ky i fundit kishte kërkuar që pjesërisht t’ia rimburësonte shteti, përkundër që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i mbulon shpenzimet mjekësore të diplomatëve kur ata trajtohen në Kosovë.

    Kërkesën për rimburësim të shpenzimeve në vlerë prej 396 euro e 80 cent, Prindon Sadriu e kishte bërë më 22 dhjetor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!