×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia publikuan videon duke rrezikuar qytetarët, 02-shit i shkon dënimi 150 euro në shtëpi

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 15:49

     Policia e Kosovës ka gjobitur  një shofer të veturës “Opel Astra”, i cili në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka tejkaluar automjetet e tjera në mënyrë të rrezikshme.


    Shoferi në fjalë është dënuar pas publikimit të rastit të tij në media.

    “Policia e Kosovës përmes videos të publikuar në mediat online ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe në rrugë kanë qenë duke u zhvilluar punime. Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thekson njoftimi i Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!