×
  • Lajme
  • Lajme

    Idrizi e quan “dyftyrësi” veprimin e Kurtit: I shërbeu Vuçiqit të bëhet lajm ndërkombëtar si bamirës

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 22:06

    Valdete Idrizi, Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pranuar ndihmë nga Serbia, ka reaguar duke thënë se ky i fundit i ka bërë nder Aleksandër Vuçiqit që as vet Serbia nuk ka mundur t’ia bëjë.


    Sipas Idrizit Vuçiqi u rrit politikisht mbi tragjedinë e Kosovës dhe Serbia që ushtroi gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, sot ia dolën të shfaqen me imazhin e “humanizmit” dhe “solidaritetit” në mediat më prestigjioze ndërkombëtare dhe kjo falë Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja theksoi se është e quditshme sjellja e Kurtit teksa më herët ka bërë protesta ndaj Vuçiqit kishte protestuar kundër Vuçiçit, ndërsa tani pranon ndihma nga ai.

    Deklarata e plotë e Valdete Idrizit:

    Aleksandar Vuçiçi, i cili u rrit politikisht mbi tragjedinë e Kosovës dhe Serbia që ushtroi gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, sot ia dolën të shfaqen me imazhin e “humanizmit” dhe “solidaritetit” në mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Krejt kjo falë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë Arben Vitia, që pranuan 1000 teste për coronavirusin, si ndihmë prej tyre. E bënë për Serbinë atë që vet Serbia s’do të mund ta bënte më mirë për veten.

    Është e pabesueshme kjo sjellje e Albin Kurtit, Vetëvendosja e te cilit vetëm pak kohë më parë kishte protestuar kundër Vuçiçit me pankartën “këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri dhe ndihmës së Serbisë për pasojat e termetit atje.

    Dyftyrësia politike i është bërë normë veprimi Kurtit.

    Si mund të harrohen e tejkalohen gjithë ato krime e masakra të Serbisë? Si është e mundur që një Kryeministër nuk ua di peshën këtyre veprimeve tash dhe krijon këso situatash? Këtë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë, perveç Albin Kurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!