×
  • Lajme
  • Lajme

    Idrizi: Siç kam qenë gjithë jetën, vazhdoj të jem në anën e të mirës dhe drejtësisë

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 14:06

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh në prag të zgjedhjeve.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se kërkon edhe një mandat si deputete që të jetë zë i fuqishëm i qytetit të saj të lindjes, Mitrovicës, zë kundër pabarazisë dhe diskriminimit dhe zë i fuqishëm i gruas, shkruan Reporteri.net.

    “Ashtu siç kam qenë gjatë gjithë jetës time, unë do të vazhdoj të jem përherë në anën e të mirës dhe drejtësisë!”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

    Në listën zgjedhore të PDK-së, Idrizi garon me numër 21.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Të dashur qytetarë, miq,

    Edhe këtë herë do të kërkoj mandatin që të jem një zë i fuqishëm i Mitrovicës, një zë i fuqishëm kundër pabarazisë dhe diskriminimit, një zë i fuqishëm i gruas dhe i të gjithë njerëzve në nevojë, pa dallim.

    Ashtu siç kam qenë gjatë gjithë jetës time, unë do të vazhdoj të jem përherë në anën e të mirës dhe drejtësisë!

    Bashkë do ta rimëkëmbim Mitrovicën tonë!Bashkë do ta rimëkëmbin Kosovën tonë!

    #Rimëkëmbje

    #HoxhajKryeministër

    #ValdeteIdrizi21 

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!