Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka parashikur se këtë të martë me datë 14.05.2019 (e martë) do të ndodhin vërshime për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.
Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.
Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej 30 deri në 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme të Kosovës.
Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.
Gjithashtu Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme moti pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.