×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK-ja: Virusi nuk po tallet, ende është në mesin tonë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 23:40

    Përmes një postimi në Facebook Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkruar për gjendjen e krijuar nga coronavirusi ditëve të fundit, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se virusi ende është në mesin tonë


    Ky është apeli i sotëm i IKSHKP-së, pak orë pasi njoftoi se ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve.

    IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.

    Nga rastet e reja IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.

    “Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!