×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badovcit vazhdon të jetë i papijshëm

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 10:52

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar monitorimi i ujit për pije që vjen nga Liqeni i Badovcit dhe nga rezultatet e fundit ka ulje të vlerave, por ai vazhdon të jetë i papijshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se vlerat e fundit janë ende mbi vlerat e lejuara dhe nuk duhet të përdoret për konsum ky uj.

    “IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:

    Përditësim i informacionit rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit

    Prishtinë, 14.10. 2024

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.
    Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

    IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije.

    Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

    Bashkëngjitur harta e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!