Imami i xhamisë kryesore në Mitrovicë, Enis Rama, ka qenë i ftuar si mysafir i Reporteri.net, me të cilin është biseduar për gjendjen me coronavirus dhe impaktin e tij në jetën e myslimanëve.
Ndër të tjera, ai foli edhe për Ramazanin e këtij viti, që është më i pazakonshmi në gjithë historinë.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/178334876545889/
I pyetur se si duhet agjëruar, Rama u përgjigj: “Rregullat e agjërimit mbeten po ato, të ndalesh nga ushqimi, nga pija, nga marrëdhëniet intime, prej syfyrit deri në perëndim, në aksham. Kjo mbetet kështu.
Normalisht, namazi me xhemat nuk bëhet. Sa i përket agjërimit, ai agjërim është.
Tash, mundësia për t’u përkushtuar në adhurim është më e madhe, pasi në Ramazanet e tjerë kena agjëru por jemi kanë në punë, s’ke pas shumë kohë nashta me lexu Kur’an, me përmend Zotin, me ba lutje.
Tash ka mundësi që agjërimi të plotësohet edhe me këto adhurime anësore që e shtojnë cilësinë e agjërimit në masë të madhe”, tha imami Rama në intervistën për Reporteri.net.