×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami që u mbyt nga rryma në Pejë, ishte duke u pastruar

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 20:47

    Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.


    Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se vdiq nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.

    Familjarët tregojnë se atë e mbyti rryme derisa po pastrohej në banje.

    Në familjen Blakaj kjo është një vdekje tragjike pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.

    Vdekja e papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.

    Ndërkaq, Prokuroria është duke hetuar këtë rast.

    Varrimi i të ndjerit është bërë të premten në varrezat e në Vrellë të Istogut.

    Dje lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Reporteri.net, Përparim Blakaj kushëri i të ndjerit.

    “Hoxha ka pas aksident me rrymë dhe ka vdekur”, ka treguar Përparimi.

    Po ashtu rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës.

    “Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. /T7

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!