×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidentet në Veri, Hoti: Serbia po i keqpërdor qytetarët serbë të Kosovës për të krijuar tensione

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 17:26
    Avdullah Hoti

    Raportimet për shpërthime e incidente në veri të Kosovës, deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, po i konsideron si të orkestruara nga Serbia.

    Sipas Hotit, Serbia po i keqpërdor qytetarët serbë në Kosovë për të krijuar tensione, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia. Fatkeqësisht, shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të Kosovës kurdo që i nevojitet Serbisë. Jam i sigurt se ata qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngritën kurdo sipas direktivave politike”, shkroi Hoti në Facebook.

    Ai u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të merren seriozisht me këto tensione, në tentativë për t’i parandaluar ato.

    “Dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. Por, institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës.”

    Deputeti i LDK’së theksoi se këto i konvenojnë vetëm Serbisë.

    Policia e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me raportimet për incidentet në Veri. Nga policia thonë se janë regjistruar disa incidente, por nuk është raportuar për lëndime. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!