12 personat të cilët u ndaluan sonte nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, pasi hynë në qytet me flamuj, janë liruar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Reporteri.net se lidhur me rastin janë shqiptuar katër tiketa.
“Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë liruar. Janë shqiptuar tiketa. Tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe një për më shumë persona në automjet se sa është e lejuar (7 persona në një pick up)”, tha Elshani.
Ai ka sqaruar se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast pasi që personat janë të mitur dhe se ky incident është hapur si “dëmtim kriminal”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.