×
  • Lajme
  • Lajme

    Indikacione se presidenti Thaçi u përfshi në diskutime për Qeveri, shkoi mbrëmë në Shqipëri pak pas Pacollit

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 12:29

    Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.


    Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

    KALLXO.com ka parë një raport i cili i është drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, ku thuhet se Presidenti ka kaluar në orën 19:20, i ulur në ulësen e parë të makinës.

    Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në veturë ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se  vetura ka pasur xhamat e zinj.

    KALLXO.com ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga zyra e Presidencës, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Po ashtu, KALLXO.com ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

    Edhe komandanti, Arben Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.

    Në anën tjetër, komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar për KALLXO.com informacionin.

    Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

    Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!