×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektohet me coronavirus edhe ish-ministri Abelard Tahiri

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 13:52

    Është prekur nga coronavirusi edhe ish-ministri i drejtësisë e deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.


    Lajmin e ka bërë të diutur vet Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Tahirit

    Të dashur qytetarë,

    Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv.

    Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë.

    Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.

    https://www.facebook.com/129465277730086/posts/564078374268772/?d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!