Mjeku infektolog nga Kosova, Salih Ahmeti ka thënë se gjatë muajit të fundit në Kosovë situata nga COVID-19 është paraqitur e rëndë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve tek moshat më të reja 40-60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.
Sipas mjekut, një nga shkaqet e shtimit të infektimeve është për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend, i cili rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe shkakton komplikacione të rënda deri në vdekje edhe tek moshat e reja.
“Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapshim, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit. Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grave shtatzëna”, shpjegoi mjeku”, ka thënë ai për Euronews Albania
Teksa i cilësoi masat kufizuese të marra së fundmi në Kosovë si të domosdoshme, mjeku tha se udhëtimi masiv i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë fundjavës e rrit rrezikun për përhapje të virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.