×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Infektologu kosovar: S’mund të qëndrojmë komod, ani pse ditëve të fundit kishte më pak të infektuar

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 8:51

    Infektologu Murat Mehmeti, ka folur lidhur për rezultatet e mbrëmshme të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.


    Mehmeti ka thënë për Klan Kosova se nuk duhet të qëndrojmë komod.

    “Është e vërtetë që në krahasuar me ditët e tjera në Klinikën tonë ne i kemi liruar 10 pacientë, kurse i kemi pranuar dy pacientë. Ky është një lajm i mirë, por ne duhet të zbatojmë masat e rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

    Ai foli edhe për gjendjen e pacientëve të pranuar sot në Klinikën Infektive.

    “Kemi pasur një pacient që ka qenë duke pritur rezultatet dhe po ashtu është në dializë.Tani e kemi konfirmuar që është pozitiv me Covid. Gjithashtu kemi të bëjmë edhe më një pacientë tjetër që është në dializë. Gjendja e tyre është stabile”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!