Infektologu Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke komentuar të dhënat e fundit nga IKSHPK, thotë se sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.
Ai shkruan tutje se kjo tregon se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e pandemisë COVID19.
Postimi i plotë:
31/10
?Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve ? ??
?Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19☑️
?Sot është dita e 20 që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani 850 raste janë testuar.
?Falembderit të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit ndihmës, policisë, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që janë të kyçyr në parandalimin e Pandemisë COVID19.
?Falemnderim i veçantë për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët me disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve po tregojnë kulturë dhe qytetari për tu admiruar dhe duke dëshmuat se vetëm së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë për Shëndetin publik.
rri#nshpi
https://www.facebook.com/izet.sadiku/posts/10223697717697862