Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasojë e gripozave të sezonit dimëror.
Infektologu Ilir Tolaj, tha për televizionin publik se është e natyrshme që tani kemi virusë të ndryshëm. Ai tha se janë disa lloje të virusve dhe ka edhe COVID.
Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e COVID-it, apo edhe virusë të tjerë.
Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoret shumë antibiotikët.
“Me antibiotik nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.